E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e trishtë mbi Kukës dhe rrethina...

Moti i keq pritet ta shoqërojë vendin tonë edhe gjatë javës së ardhshme, ku bora dhe shiu nuk do të mungojnë.

Përballë kësaj situate, qeveria po merr masat e saj. Për këtë arsye, kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kukës, ku drejtoi edhe mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, teksa paralajmëroi se ishte afër shpalljes së gjendjes së emergjencës, e cila parashikon masa shtesë dhe të shpejta. Zonat të tilla si Kukësi, Tropoja, Hasi, Puka, Dibra dhe rajoni i mbi Shkodrës janë më të prekurat nga moti i keq.

Në shumë zona, trashësia e dëborës ka shkuar në 2 metër, ndërsa reshjet vazhdojnë akoma. Në qytetin e Kukësit përveç bllokimit të rrugëve, probleme shfaqen e dhe në sistemin e ujësjellësit, i cili është dëmtuar në shumë pjesë për shkak të ngricave të mëdha. Temperaturat qëndrojnë prej ditësh nën zero. Edhe në Pukë dhe në Dibër, situata është e njëjtë, ndërsa dhjetëra fshatra janë të izoluar prej më shumë se një jave. Ka qenë e pamundur hapja e rrugëve nga borëpastrueset, pasi bora e rënë si dhe era shpesh e shoqëruar edhe me stuhi, i kanë bllokuar sërish ato.

Akulli është i pranishëm në shumicën e akseve në verilindje, dhe përdorimi i zinxhirëve në ato rrugë ku është mundur të kalohet, është i domosdoshëm. Në shumë zona për shkak të motit të keq, ka qenë tejet e vështirë edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për të transportuar ndihma. Në rajonin e Librazhdit, helikopterët e kanë pasuar të pamundur të ulen për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Qeveria ka paralajmëruar mbledhje të jashtëzakonshme gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërkohë, edhe ushtria është në gatishmëri për të ndërhyrë nga ajri dhe nga toka në çdo rast emergjence. /Start/

                                                                                             2012-02-12 16:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›