E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kërcënon me rivënien e vizave për Ballkanin

Heqja e vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë në dhjetor të vitit 2009, bëri që mijëra persona të vërshonin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera duke kërkuar azil.

Sipas gazetës “Dello” të Sllovenisë, heqja e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës, mund ta rritë këtë numër të azilkërkuesve. “Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319, shtetas të Maqedonisë”, shkruan gazeta në një raport nga Berlini, duke shtuar se numri i “kërkesave të tilla para një viti ishte vetëm 581”.

“Azilkërkuesit pothuajse pa përjashtim nuk i plotësojnë kushtet për azil, sepse nuk janë të ndjekur politikisht, etnikisht ose nga aspekti i fesë”, shkruan gazeta.

Më tej, gazeta sllovene shkruan se shumë prej azilkërkuesve “në vendet e tyre janë cak i mashtruesve, të cilët për para premtojnë jetë më të mirë në Gjermani, punë ose së paku azil të përshtatshëm”.

Sipas gazetës, ministri i brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke i përmendur këta shembuj të “keqpërdorimit të institucionit të azilit” është kërcënuar me “rivënien e regjimit të vizave, nëse kjo sjellje nuk përfundon”.

                                                                                             2011-01-04 16:31
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›