Pensionistet pse su dha shperblimi i fundvitit
TIRAN- Pensionistet e blene me te ardhurat e tyre gjelin e detit per te festuar fundin e vitit 2010. Ishte bere tradite qe cdo fundviti pensionistet ne te gjithe vendin por edhe disa kategori te tjera qe trajtohen me pension te merrnin nje mbeshtetje financiare ne vleren e 5 mije lekeve te cilen Kryeministri i vendit Sali Berisha e kishte pagezuar me emrin Gjeli i Detit por kjo gje nuk ka ndodhur ne kete fundvit.
Pensionistet kane pritur me kot pergjate diteve te fundit te vitit 2010 per te mesuar shperndarjen e kesaj vlere pasi agjendes se dy mbledhjeve te fundit te qeverise i mungonte vendimi ku te parashikohej ndonje shume ne mbeshtetje te tyre.
Jane mbi 554 mije pensioniste te cilet do te ishin subjekt i nje vendimi te tille ku pjesen me te madhe e perbejne ata te fshatit. Kostoja e disa milione dollare e ketij vendimi por edhe situata me permbytjet ne Shkoder mesohet te kete qene arsyet kryesore e mosshperndarjes se shperblimit.
Vendimi per mbeshtetjen financiarisht per festat te pensionisteve merret direkt nga Keshilli i Ministrave ndersa institucionet e varesise sic eshte ne rastin konkret Instituti i Sigurimeve Shoqerore jane te detyruara qe te zbatojne ate ne shperndarjen e shumave te miratuara.
Per sa i perket Ministrise se Financave do te duhej qe paraprakisht vendimi te merrej nga qeveria dhe me pas ajo te gjente menyrat per mundesimin e shumes. ISSH ka shprehur gjithnje gatishmerine per shperndarjen e parave nepermjet nje grafiku te posacem ashtu sic ishte bere edhe gjate viteve te shkuara.
Zakonisht shuma e shperblimit merret nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave por edhe nga zera te tjere te paperdorura deri ne ate kohe.
Deri ne fund te vitit 2010 fondi rezerve i Keshillit te Ministrave ishte prekur me dhjetera here per te mbuluar shpenzimet te ndryshme gjate kesaj periudhe perfshire edhe blerjen e nje autoveture te blinduar ne sherbim te Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare ne vleren e 70 milione lekeve.
Ndryshe nga vitet e meparshme ne fund te 2009-s pensionistet nuk moren me nga pese mije leke por 2 500 leke. Per ti mundesuar nje mbeshtetje financiare prej 5 mije lekesh ndaj rreth 554 mije pensionisteve qeveria duhet te nxjerre nga buxheti i shtetit nje shume prej rreth 28 milione dollaresh.
Kush jane kategorite qe duhej te perfitonin shperblim
Qe prej vitit 2004 pensionistet ne te gjithe vendin jane mbeshtetur financiarisht nga qeveria me nje shume prej 5 mije lekesh e cila presupozonte mundesimin e blerjes se gjelit te detit per pensionistet. Kjo tradite u vijua edhe gjate qeverisjes se maxhorances se djathte ku ne mbledhjet e zhvilluara ne ditet e fundit te vitit qeveria miratonte shumen per pensionistet duke i hequr atyre nje pjese te shpenzimeve duke marre parasysh edhe rritjen karakteristike te cmimeve pergjate festave te fundvitit.
Nje vit me pare vendimi per shperblimin e fundvitit perfshinte personat qe marrin pension pleqerie pension invaliditeti familjar pensione te posacme etj. Gjithashtu shperblime moren edhe veteranet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare qe nuk perfitonin pension tjeter trajtime te vecanta si punonjes te nentokes dhe industrise ushtarake si edhe punonjesit e Policise se Shtetit dhe ish - ushtaraket qe perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi.