Çmohet mbështetja gjermane në procesin e implementimit të marrëveshjes

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Peter Blomeyer, me të cilin ka biseduar rreth implementimit të marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Me këtë rast Kuçi ka shprehur bindjen e tij për implementimin e planit të marrëveshjes dhe ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për ta zbatuar këtë plan.
Ambasadori Blomeyer ka informuar Kuçin për vizitën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle në Kosovë javën e ardhshme, kurse ministri Kuçi këtë vizitë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe në funksion të çuarjes përpara të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/