E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cdo dite, nje femije me deformim

Mesatarisht nje femije ne dite lind me deformime ne rruget urinare apo edhe ne organin gjenital. Pikerisht per kete kategori femijesh, defektet e te cileve nuk mund te "riparohen" ne Shqiperi, pediatria urologjike eshte ndihmuar nga nje ekip mjekesh italiane. Ata kane vleresuar se vendi une ka nje shfaqshmeri te njejte te ketyre semundjeve me Evropen, stadet ne te cilat ato paraqiten per t'u trajtuar jane shume te acaruara. Sipas mjekeve tane kirurge, ndihma e ekipit italian eshte nje kontribut i madh ne fushen e ketyre patologjive te rralla. Ekipi italian i kirurgjise urologjike per femije, kryen mesatarisht ne vit nje numer prej rreth 15 operacionesh.

Defektet

Nje numer i madh femijesh lindin me keq formime, ne rruget urinare, apo edhe ne organin e tyre seksual, defekte te cilat mjeket shqiptare nuk kane eksperiencen e duhur per t'i rikuperuar. Perllogariten qe ne linjen e deformimeve urologjike, ne Shqiperi lindin rreth 300 femije. Per te gjitha keto raste, pediatria urologjike eshte ndihmuar nga nje ekip mjekesh italiane i cili jep sistematikisht kontributin e tij per mjekesine shqiptare. Kirurgu italian Xhanatonio Manzoni, pas takimit me ministren e Shendetesise Anila Godo, ka deklaruar se nderhyrjet qe do te kryhen ne kliniken e urologjise pediatrike ne QSUT, do te kene natyre me komplekse, ndryshe nga operacionet e kryera gjate ketyre viteve, prej tyre "Niveli i nderhyrjeve kirurgjikale qe do te bejme eshte gjithnje e me kompleks. Dje kemi operuar ne QSUT nje vajze 14 vjece me nje keq formim shume kompleks ne rruget urinare, e cila nuk arrinte te ishte e thate. Gjate operacionit 9-oresh, ne bashkepunim me mjekun e njohur, kirurgun nga Londra Ranc Lei, u mundesua rindertimi i fshikezes, e cila per nga natyra eshte rindertimi me kompleks ne urologjine pediatrike", tha Manzoni. Ai ka premtuar se vitin e ardhshem ekipi i tij do te asistoje ne kliniken e urologjise, me te cilen ka nje bashkepunim 10-vjecar per te kryer te parin transplant te veshkave, fillimisht te moshat e rritura, e me pas te femijet. Ndersa kirurgu i klinikes se urologjise pediatrike ne QSUT, Dritan Alushani theksoi se shume defekte te lindura kerkojne asistence te huaj ndaj dhe numri i femijeve qe presin te operohen, rritet cdo vit.

Paaftesia

Vec femijeve qe lindin me deformime te organeve urinare, nje problem te madh perbejne edhe femijet me aftesi te kufizuara. Mbi 4 500 femije te kesaj kategorie nuk mund te shkojne ne shkolle per shkak te barrierave ndertimore ne shtepi, rruge e ne shkolle. "Ne kemi miratuar nje manual te ri mbi standardet e reja ne baze te se cilave duhet te ndertohen shkollat. Aty perfshihet gjithcka, duke nisur nga rampet dhe nje sere zgjidhjesh te tjera arkitektonike, te cilat ja bejne me te lehte femijes me aftesi te kufizuar, qe eshte ne karroce, apo ka nje tjeter paaftesi qe te shkoje ne shkolle, klase, ne tualet, per t'ua bere me te lehte jeten ketyre femijeve", deklaroi zv.kryeministri Genc Pollo. Fondacioni shqiptar i te drejtave te njerezve me aftesi te kufizuara me mbeshtetjen e USAID-it ka monitoruar punen e bere nga qeveria per zbatimin e strategjise se hartuar per kete kategori. Gjate sondazhit te kryer nga FSHDPAK, me teper se gjysma e ketyre familjeve raportojne se jetojne ne kushte te uleta ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›