E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monedha, rifreskohet 100 lekeshi

Banka e Shqiperise do te freskoje shporten e monedhave qe qarkullojne ne treg. Ne mbledhjen e ardhshme Keshilli i Mbikeqyrjes do te miratoje rishtypjen e monedhes metalike 100 leke. Sipas burimeve nga Banka e Shqiperise nuk do te kete ndryshime ne konfigurimin e monedhes ekzistuese te 100 lekeshit prej hekuri qe qarkullon ne treg. Banka e Shqiperise ka pergatitur nje strategji per terheqjen nga qarkullimi te prerjeve te kartemonedhave 100 dhe 200 lekeshe. Ky proces do te shtrohet ne dy faza. E para konsistoi ne heqjen e kursit ligjor deri ne fund te dhjetorit te vitit 2007. Ndersa faza e dyte perfshin mbledhjen e kartemonedhave nga 1 janarit 2009 deri me 31 dhjetor 2010 per kembim kundrejt pageses te vleres fillestare te emetimit me kartemonedha dhe monedha te tjera te qarkullimit. Dorezimi dhe kembimi i tyre me kartemonedha e monedha metalike me kurs ligjor do te behet prane sporteleve te bankave te nivelit te dyte pa pagese. Banka e Shqiperise udhezon bankat e nivelit te dyte qe ne periudhen 1 janar 2009 deri ne 31 dhjetor 2010, te pranojne nga te gjithe personat fizike e juridike me kembim prerjet e mesiperme, kundrejt vleftes se plote fillestare. Kartemonedhat e percaktuara me lart, do te vazhdojne te kene kurs ligjor, pra do te mund te perdoren si mjet pagese per likuidimin e transaksioneve tregtare dhe sherbimeve deri me date 31 dhjetor 2008. Pas kesaj date, ato nuk mund te perdoren, duke mos u pranuar me si mjet pagese. Banka e Shqiperise eshte hartuesja e planit te emetimeve te kartemonedhave e monedhave kombetare shqiptare, duke siguruar keshtu, furnizimin e rregullt dhe plotesimin e kerkesave te ekonomise shqiptare me para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›