E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet, ndertuesit "Ok" me qeverine

Burokracite e shumta ne marrjen e lejeve te ndertimit kane bere qe Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise te mbeshtes ne thelb projektligjin e ri te qeverise per urbanistikes. Tashme, me projektligjin e ri Ministria e Transportit ka vendosur te zhbllokoje dhenien e leje te ndertimit nga ana e pushtetit vendor si dhe te detyroje keta te fundit qe te perfundojne planet urbanistike per te gjitha zonat.

Ndertuesit

Shoqata e Ndertuesve Shqiptare pervec se ka mbeshtetur projektligjin e ri te qeverise do te paraqese verejtjet dhe propozimet e veta. Megjithate, ndertuesit tregohen te kujdesshem ne deklaraten e tyre ne vleresimin e ketij projekti, pasi sipas tyre nga praktika e deritanishme kane pare, qe variantet perfundimtare ndryshojne ne elemente thelbesore duke ndryshuar gjithe konceptin e projekteve fillestare. "Megjithate ne veshtrim te pare ne verejme se parimi i pranimit te heshtur i kerkuar me force nga ne ka gjetur pasqyrim ne kete projekt dhe mendojme se ky parim do te detyroje administraten te respektoje afatet ligjore dhe te kthejne pergjigje per praktikat brenda limiteve ligjore", deklaroi dje zedhenesi i Shoqates se Ndertuesve, Ilir Hebovija. Sipas tij, ndertuesit deshirojne qe parimi i pranimit te heshtur te jete parimi baze i ligjit por ky parim te sherbeje si nxitje per venien ne levizje te administrates se pushtetit vendor.

Lejet

Burokracite dhe pengesat qe has biznesi i lejeve te ndertimit eshte atakuar edhe ne nje raport te fundit te Bankes Boterore, "Si te besh biznes ne Shqiperi". Sipas raportit te BB menyrat e te berit biznes ne Shqiperi jane lehtesuar dukshem keto vitet e fundit, por kostot dhe koha per marrjen e nje leje ndertimi mbeten nje problem madhor per klimen e biznesit dhe zhvillimin e sektorit te ndertimit. Ne nje takim qe nje ekip qeveritar ka zhvilluar kohe me pare me ndertuesit, eshte propozuar nga qeveria qe afatet per miratimin e lejes dhe sheshit te ndertimit te shkurtohet nga 60 deri ne 35 dite. Qeveria nga ana e saj propozon qe ne ligjin ekzistues te percaktohen masa ndeshkimore per nepunesit qe qellimisht shkelin afatin ose procedurat e dhenies se lejeve te ndertimit, kur deri me tani masa ndeshkimit ishte vetem ne dore te titullarit te bashkise apo te komunes. Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi ka theksuar pak kohe me pare ne Kuvend se, se shpejti ne qeveri do te kaloje edhe ligji i ri i Urbanistikes, i cili do te shmange te gjitha donacionet per perdorimin e lejeve te ndertimit, si mekanizem korrupsioni. Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›