E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Cefa, analistët: LSI teston pozitat brenda maxhorancës


Votimi i së enjtes nëParlmanet për anëtarin e KLD-së është shoqëruar me komente të shumta politike sidomos sa i përket qëndrimit të LSI-së për këtë votim. Për analistët Afrim Krasniqi, Roland Lami dhe Aleksandër Çipa ky votim ishte një rast për të testuar kalkulimin e votave për presindetin pas pak muajsh.
 

Por ata komentojnë edhe votën abstenuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke ndarë mendimin se ky ishte rasti që LSI të testohej brenda mazhorancës.

Analistët thonë se edhe qëndirmi i ambasadorit amerikan në Tiranë për këtë çështje është një kambanë që duhet dëgjuar nga klasa politike për të rifituar besimin dhe për të vijuar me bashkëpunim për proceset integruese të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›