E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skadon afati i reformës, palët asnjë hap konkret

Përfundon afati i dytë për realizmin e reformës parlamentare ndërsa palët në grupin e punës ende nuk kanë mbyllur realizimin e kësaj reforme. Ndërsa është diskutuar dhe vendosur për çështje të karakterit teknik palët nuk kanë rënë dakrot për dy prej çështjeve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me votimin e dekreteve të kreut të shtetit si edhe për sa i përket kohës në dispozicion të ministrave dhe kryeministrit në seancë plenare dhe për kohën që duhet të ketë kreu i grupit parlamentar të opozitës për të marrë fjalën sa herë që dëshiron ti përgjigjet kryeministrit.

Në këto dy pika duket se mazhoranca edhe opozita janë larg arritjes së kompromisit, ndërsa kanë përfunduar të gjitha afatet kohore për mbylljen e kësaj reforme. Ndërkaq dy bashkëkryetarët e komisionit Jemin Gjana dhe Namik Dokle megjithëse kanë kërkuar në konferencën e kryetarëve edhe këto dy javë afat për përmbylljen e reformës parlamentare duket se do ti drejtohen sërish parlamentit për të shtyrë afatin e punës së komisionit.

Në fakt këto çështje të cilat kanë mbetur ende peng kanë qenë kërkesë e vazhdueshme e opozitës e cila ka kërkuar që të ndërhyhet në rregullore votimet e dekreteve por edhe për kohën që merr qeveria gjatë punimeve të seancave plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›