LDGSH, takime në Tiranë, Pogradec dhe Fier
Rritja e përfaqësimit të gruas në nismat vendimarrëse si dhe aktivizimi i saj në fushata zgjedhore. Këto janë dy pikat kyçe që janë diskutuar në tryezën e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me fondacionet CIVITAS dhe Eduardo Frei në Tiranë, Pogradec dhe Fier.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi, ne takimet me kryesitë e LDGSH-së, theksoi se Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i vendit, Sali Berisha, ka vënë në fokus riorganizimin e Lidhjes Demokratike. Ku kjo e fundit po lobon që në kodin e ri zgjedhor të përcaktohet kuota prej 30% e perfaqesimit te grave në listat e kandidateve për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.