Behrami, fituesi i madh i Zvicrës

"Valon Behrami është fituesi i madh i ekipit zviceran në Euro 2008". Pëfundimi është i Radios Zvicerane DRS, që i ka kushtuar një analizë të plotë të 18 lojtarëve të hedhur në fushë në 3 takimet nga trajneri Kobi Kuhn.
Analiza është parë edhe në fokusin e së ardhmes, ku Zvicra për eliminatoret e Kupës së Botës 2010 do të drejtohet nga gjermani Otmar Hitcfeld.
"Valon Behrami: Fituesi i madh i Europianit. Befasues nga ana teknike dhe luftarake, rezultate të larta në të gjitha ndeshjet. Shumë qartë, lojtari më i mirë zviceran në turne. Perspektiva: Behrami duket se do të jetë përfundimisht në Kombëtare"