E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Gjendja e muzeve larg parametrave

Gjendja e muzeve në Shqipëri është shumë larg parametrave të kërkuara. Me këto fjalë iu drejtua arkeologu Neritan Ceka anëtarëve të komisionit shtetëror të muzeve, i cili është mbledhur për hartimin e strategjive kombëtarë në fushën e Muzeologjisë.

Duke u shprehur se duhet të bëhen ndryshime rrënjësore Ceka deklaroi që MTKRS duhet të vendosë autoritetin e saj në muzetë rajonalë dhe ato të mos jenë më nën varësi të bashkive.
 

Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, përsa i përket ndërtimit të muzeve , deklaroi se periudha e komunizmit jep mundësinë e ndërtimit të disa muzeve.
 

E ndërsa Ruben Shima, drejtori i GKA-së hodhi idenë për ndërtimin e një muzeu me vepra të realizmit socialist.
Pas hedhjes së propozimeve të ekspertëve, do të ngrihen edhe strategjitë, të cilët do të qartësojë edhe koston përkatëse të secilës platformë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›