E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia për muzetë, vendim edhe për hapjen e masterit

 Për këtë qëllim, u mblodh sot Komisioni Shtetëror i Muzeve, ku kreu i MKRS-së Aldo Bumçi, theksoi se në këtë takim të parë do të diskutohen dhe do hidhen propozime nga ekspertët dhe më pas do të ngrihen grupet e punës sipas fushave, tha gjatë prezantimit të tij Ministri Bumçi. 

Ministri kërkoi nga ekspertët propozimet e tyre për 3 nga fushat specifike të muzeologjisë, si ai për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve që lidhen direkt me periudhën e komunizmit; rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve arkeologjikë, atje ku ata ekzistojnë tërësisht si arkeologjikë por edhe krijimin e tyre në zona me potencial të lartë arkeologjik; si dhe për krijimin, rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve etnografikë, atje ku ekzistojnë si tipologji e tillë, si pavijone brenda muzeve historikë por edhe mundësinë e krijimit të tyre në zona me potencial të lartë etno-kulturor, përfshi këtu edhe Tiranën.

Të gjithë ekspertët ranë dakord në parim edhe për disa ndryshime në Ligjin për Muzetë në shërbim të kësaj Strategjie si dhe hapjen e shkollës në nivel masteri apo doktorature pranë Institutit të Studimeve Albanologjike për përgatitjen e specialistëve të Muzeologjisë. Ky takim shënon vetëm fillimin e punës nga ana e MTKRS dhe të gjitha institucioneve shtetërore por edhe ekspertë të jashtëm që merren me trashëgiminë kulturore.

Qëllimi i kësaj nisme është mbledhja e të gjithë specialistëve sipas fushave përkatëse në tryeza pune të cilët do të hedhin piketat dhe më pas do të hartojnë këtë strategji e cila do të qartësojë edhe kostot përkatëse për secilën platformë. /Start/

                                                                                             2012-03-12 14:41
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›