E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta-Ye Hao: Nxitje e marrëdhënieve ekonomiko-kulturore me Kinën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka pritur sot në një takim në selinë e kësaj partie Ambasadorin kinez në vendin tonë, Ye Hao.

Gjatë takimit mes tyre Meta ka vlerësuar lidhjet e forta mes dy vendeve, duke theksuar se Kina është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.

Në këtë kontekst ai ka shtuar se lidhjet e forta tradicionale do të jenë inspirim dhe shtysë për të nxitur shkëmbimet ekonomike me Kinën.

Nga ana e tij Ye Hao ka vlerësuar rolin e kreut të LSI-së Meta në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ka shtuar se
prioritet i tij dhe i vendit që përfaqëson do të jetë ynë, nxitja e marrëdhënieve ekonomiko-kulturore në vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›