E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miratohen pensionet me Italinë, Rama: Ia dolëm! Asnjë vit pune nuk humbet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për miratimin e marrëveshjes në Senatin italian.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson si një arritje dhe se marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

Senati italian ka miratuar dje (05 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë. Nga kjo marrëveshje përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Pra përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

“MË NË FUND…

Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri

Asnjë vit pune nuk humbet

Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë

Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë

IA DOLËM

Grazie Italia, grazie sorella d’Italia”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›