Rama: Në mandatin e katërt do të ligjërojmë pensionet edhe me Greqinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në rubrikën “ǒkemi” në Facebook, se ligjërimi për pensionet me Italinë ishte një nga lajmet më të mira të këtij viti.
Ai premtoi se në mandatin e katër Shqipëria do të arrijë marrëveshjen për pensionet edhe me Greqinë si dhe heqjen e ligjit të luftës.
“Sot jam vërtetë i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik e miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall vicklat, talljet, përqeshjet, rëndësi ka që tanimë sakrificat e një jete në punë matanë detiti të shqiptarëve të njihen njësoj si për italianët. Kjo ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira, pasi bëhej fjalë për 500 mijë njerëz. I jam mirënjohës Xhorxhia Melonit. Tani qershia mbi tortë mbetet marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur sërish, vendosmëria ime është të mbyllim të tëra çështjet e hapura, me vizion dhe me vullnet sëbashku me kryeministrin Mitsotakis kemi ndarë qysh se jemi takur për herë të parë. Kam besim se mandati ynë i katër do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara me Greqinë, dhe heqja e ligjit të luftës. Shqipëria 203o dhe Greqia do të jenë seëbashku në BE”, tha Rama.