Cekia: Sjellim ekspertë për aplikimin në BE
Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentit çek premton aistencë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Marek Benda u takua dje në Tiranë me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
TIRANE- Marek Benda, kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentit çek, bëri të ditur dje se në Shqipëri shumë shpejt do të vijë eksperti që do të ndihmojë autoritetet shqiptare për të hartuar kërkesën e aplikimit për statusin e vendit kandidat për në BE. “Ne po koordinojmë punën me institucionet shqiptare, vazhdojnë konsultimet për aplikimin e marrjes së statusit të vendit kandidatit dhe shumë shpejt do të vijë një ekspert çek, që do të përmbyllë këtë fazë konsultimesh”, - tha dje Benda, në Tiranë.
Sipas tij, Presidenca çeke po nxit Shqipërinë për të hedhur këtë hap, i cili mund të përmbyllet brenda muajit prill, por nuk garanton se do të ketë një përgjigje para zgjedhjeve, pasi kjo do t’i lihet në dorë Presidencës suedeze dhe vendeve anëtare të BE-së.
Ai ishte i pranishëm dje në Tiranë, ku u takua me kryetaren e Kuvendit dhe të gjithë shqiptarët për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe uroi që “pas anëtarësimit në NATO, rruga e Shqipërisë drejt BE-së të jetë sa më e shkurtër”.
Zyra e shtypit pranë Kuvendit, njoftoi se si përfaqësues i një vendi që mban Presidencën e radhës së BE-së, zoti Benda konfirmoi se, “Çekia është shumë e interesuar që Shqipëria dhe vendet e Bllokut të Lindjes të përafrohen me BE-në”. Në këtë drejtim, ai siguroi se Çekia do të mbështesë politikën e zgjerimit me të gjitha mundësitë. Duke theksuar ndjesinë dhe afrimitetin e Çekisë me Shqipërinë, si dy vende të ish-bllokut komunist, zoti Benda tha se, “vendi i tij është për hapjen e portave të Europës, që qytetarët të lëvizin të lirë”.
(GSH/BalkanWeb)