E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon në rrotat e makinës, vdes 12 vjecari

12 vjecari ka qenë duke luajtur i shpenguar me shokët në rërën e plazhit në momentin kur ka përfunduar nën rrotat e një makine që po vinte drejt tij. Makina drejtohej nga një 18 vjecare banuese në Durrës 

DURRES-Një fëmijë 12 vjec ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik në plazhin e Durrësit. 12 vjecari ka qenë duke luajtur i shpenguar me shokët në rërën e plazhit në momentin kur ka përfunduar nën rrotat e një makine që po vinte drejt tij. Edhe pse fëmija është dërguar urgjent në spitalin e Durrësit ndërhyrja e mjekëve nuk e ka mbajtur dot në jetë. Ngjarja ndodhi dje pasdite rreth orës 17 e 30 në sektorin”Hekurudha”të plazhit të Durrësit, në pjesën e rërës. Fëmija Xh. R, 12 vjec banor në plazh po luante me shokët në breg të detit dhe pa pritur është aksidentuar nga autovetura me targë DR 8161E e cila drejtohej nga një 18 vjecare me iniciale Xh. R nga Fieri banuese në Durrës. Burime nga policia bënë me dije se vajza po ushtrohej për të mësuar drejtimin e mjetit madje nuk dispononte patentë. Mësohet gjithashtu se mjeti me të cilin u krye aksidenti ishte në pronësi të një mikut të saj. Vajza 18 vjecare është arrestuar sot nga policia me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor si dhe të drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›