Kernabon: Shume shpejt edhe ne Beograd zyra e misionit
Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon ka njoftuar se shume shpejt ne Beograd do te hapet zyra e EULEX-it. "Na nevojiten kontakte me te gjitha vendet perreth ne menyre qe te punojme se bashku edhe me gjere se sa ne Kosove, sikurse Europol-i, Interpol-i dhe te tjeret", ka thene Kermabon gjate vizites ne Peje. Ai ka thene se angazhohet qe ne Kosove te zgjidhen te gjitha ceshtjet e pazgjidhura qe kane te bejne me rastet qe kane ndodhur ne Kosove. Sipas tij, EULEX-i ka mision teknik qe do te kete pergjegjesi per sundimin e ligjit ne Kosove. Nisja e misionit te EULEX-it eshte cilesuar si shume e rendesishme edhe nga perfaqesuesit e vendeve te Bashkimit Evropian qe moren pjese ne kete takim. Pasuesi i misionit te OKB-se, nisi te marten e kaluar me nje kapacitet prej 1.400 vetash, eshte shtrire ne gjithe Kosoven, perfshire edhe veriun dhe pikat doganore me Serbine.