E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celentano, 200 mijë kopje në 20 ditë

Janë mbi 200 mijë kopjet e shitura në njëzet ditë të “Facciamo finta che sia vero” (Të shtiremi sikur është e vërtetë), albumi i ri i Adriano Celentano, që në Itali renditet i treti në hit parade.

I dalë më 29 nëntor, disku ka shënuar kthimin e madh të legjendës së muzikës italiane, i mirënjohur edhe në Shqipëri, pas katër vjetësh nga dalja e albumit të mëparshëm.

Përveç rezultateve me shitjen e disqeve dhe download-e, Celentano po siguron edhe shumë adhurues në blogun www.celentano.it dhe në adresën e tij në Facebook, ku fansat kanë arritur në 240 mijë brenda shumë pak ditëve.

Edhe në Google e Youtube, Celentano klikohet gjithnjë e më shumë. “Facciamo finta che sia vero” është një britmë inati ndaj degradimeve nëpër botën që na rrethon.

Albumi është i pasur edhe me bashkëpunime me artistë si Jovanotti, Negramaro, Franco Battiato, Manu Chao, Nicola Piovani dhe Raphael Gualazzi. Ai është shpërndarë në treg nga Universal Music.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›