Schweinsteiger kundër ardhjes së Reusit

Mesfushori Bastian Schweinsteiger beson se nuk është koha e duhur që sulmuesi i Borussia Moenchengladbachut, Marco Reux të transferohet në Bayern Munich.
Sipas medieve gjermane, gjiganti bavarez është i interesuar për transferimin e yllit të ri të Gladbachut. Por, Schweinsteiger beson se mund të jetë ende herët që Reus të kalojë në Allianz Arena.
“Nuk mendoj se është koha e duhur që ai të vijë në Munich. Ne tashmë kemi futbollistë shumë të mirë në pozitën e tij”, tha Schweinsteiger për gazetën TZ.