Celet sezoni turistik në qytetin e Vlorës
VLORE- Në ceremoni ishin të pranishëm nën kryetari i Bashkisë , Eduard Leka, kryetari i Dhomës së Tregëtisë Arben Breshani si përfaqësi nga trupit diplomatik italian në Vlorë. Binte në sy si mungesa e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar të cilët kanë qënë të përvitshëm në këtë eveniment të madh veror por dhe mungesa e deputetëve qoftë të majtë apo të djathtë.
"Vlora do të vazhdojë të jetë 'mbreterësha e turizmit shqiptar", u shpreh nënkryetari i bashkisë Leka i cili foli edhe në emër të kryetarit Gjika i cili sipas tij ndodhet në Tiranë në përkrahje të grevistëve të urisë.
Në ceremoninë e hapjes së sezonit ishin të pranishëm edhe shumë vizitorë nga Greqia dhe Maqedonia ,Kosova, Mali zi , Polonia , Bullgaria e Italia.
Aktivitetet me rastin e celjes së sezonit kanë nisur që prej disa ditësh ndërkohë që një prej aktiviteteve më të vecantë është festivali nderkombetar “Aulona International Folk Festival”, një aktivitet ku për katër ditë me radhë do të prezantohen grupe folklorike nga 12 vende të Evropës, si Kosova, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Italia, Turqia, Kroacia, Shqipëria etj.
Një numër i madh të rinjësh ka zgjedhur ta festojnë celjen e sezonit ,pikërisht duke u larë në det ndërsa të tjerë duke marrë mesime aerobie dhe palestër,në breg të detit.
(e.n/News24/BalkanWeb)