Trajneri më i mirë në Botë, kryeson Mourinho
ATALYA-Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, i votuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Mediave Sportive. Strategu i Interit, me 36 për qind të votave, ka lënë pas vetes Sir Alex Fergusonin dhe Guus Hiddinkun.
Jose Mourinho është votuar si trajneri më i mirë në botë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Mediumeve Sportive (AIPS). Në votim morën pjesë 200 gazetarë sportivë nga 97 shtete në kongresin e mbajtur në Atalya, Turqi, të premten.
Trajneri i Interit doli i pari. Duke iu përgjigjur pyetjes “Kush është trajneri më i mirë në botë?” 36 për qind të votave i takuan Mourinhos. Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ishte i dyti me 20 për qind, i përcjellë nga Guus Hiddink me 13.
Pozita e katërt i takoi selektorin të Anglisë, Fabio Capello, i cili u gjend para bashkëkombësit dhe homologut të tij që drejton Italinë, Marcello Lippi. Pjesëmarrësit në kongres kanë dhënë mendimin e tyre edhe për Kampionatin botëror.
Sipas tyre, Brazili është favorit për të fituar titullin me 28.3 për qind të votave, para rivalit nga Amerika e Jugut, Argjentinës (23.9) dhe Spanjës (19.6).
Të pyetur se kush do të jetë golashënuesi më i mirë në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, ylli i Argjentinës, Lionel Messi kaloi konkurrentët e tjerë me 43 për qind të votave.
Shpërblimet e Interit
Fitimi i tre titujve do të jetë detyrë e shtrenjtë për Interin, pasi secilit futbollist i janë premtuar cmimi nga 600 mijë euro. Zikaltërit ngritën Kupën e Italisë në mesjavë, ndërsa janë në garë për Scudetto dhe Ligën e Kampionëve.
Ata kanë dy pikë më tepër se Roma në Serie A, dy xhiro para përfundimit të sezonit, ndërsa do të takohen me Bayern Munichun në finalen e Ligës së Kampionëve, më 22 maj, në Santiago Bernabeu.
Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, secili anëtar i ekipit do të shpërblehet me 600 mijë euro në rast se fitojnë të tre titujt. Shifra e përgjithshme e premisë është ndarë në tri pjesë – 100 mijë euro për Kupën e Italisë, 200 mijë euro për Scudetto dhe nga 300 mijë euro secili për trofeun e Ligës së Kampionëve.
(d.b/BalkanWeb)