Negociata për ngërçin politik, Topi takim me Metën dhe ambasadorët
(UPDATE) Ka qenë një ditë intensive e premtja për presidentin Bamir Topi. Diplomatët e huaj në vend por dhe politikanët vendas i janë drejtuar selisë së tij për të nisur negociatat për krizën politike dhe grevën e urisë së socialistëve. Ka qenë, zv/kryeministri Ilir Meta, i deklaruar dhe më parë pro një tryeze të dytë negociatash Berisha –Rama, ai i cili rreth orës 10:30 ka mbërritur në presidencë. Pas 30 minutash ai ka lëvizur paralel me kreun e shtetit i cili iu drejtua rezidencës së ambasadës amerikane.
• Leskaj: Duhet zgjidhje politike
• Bumçi: 4 variante për zgjidhjen e ngërçit
Pas 1 ore me ambasadorin Uidhers , Topi u rikthye selinë e tij në pritje të diplomatëve Lohan dhe Montobio. Dy ambasadorët, sipas faqes zyrtare të presidencës, mësohet të kenë vënë theksin në rëndësinë e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional.
Dialog i cili sipas tyre është një hap sa i domosdoshëm, aq edhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar.
Nuk dihet ende nëse takimet janë kërkuar nga kreui i shtetit apo diplomatët, dhe nëse do të ketë një tryezë të dytë bisedimesh me presidentin negociator, por një gjë e sigurt , për momentin nuk do të ketë ndonjë takim të vecantë të presidentit me Ramën ose Berishën.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 07 maj 2010 ) < I mëparshmi