E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celine Dion dërgohet urgjentisht në spital

Majami, 31 gusht - Këngëtarja kanadeze, Celine Dion (42), e cila është shtatzënë me binjakë, është dërguar më parë në spital për shkak të komplikimeve, shkruan revista amerikane “Closer”.

Ajo është dërguar urgjentisht në një klinikë në Majami, ku është konstatuar se pozita e bebeve është shumë e ulët, simptomë që paralajmëron lindjen e parakohshme.

Pas kontrolleve, mjekët i thanë Dionit se duhet të qëndrojë në spital deri në lindjen e binjakëve, të paraparë për nëntor.

Celine dhe burri i saj, Rene Angelil (68), kanë djalin 9-vjeçar Rene Charles Angelil.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›