Çelja e negociatave, Kikia: Qytetarët përfitojnë qeverisje më transparente dhe të përgjegjshme

Një qeverisje më transparente dhe më të përgjegjshme është ajo që do të përfitojnë qytetarët shqiptarë, pasi Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së vendosi hapjen e negociatave për e grup kapitullin e parë e parë. Kështu deklaroi opinionisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e RTSH24.
Sipas tij, fakti që autoritetet shqiptare do të monitorohen në mënyrë rigoroze nga ekspertët e Brukselit, do të çojë detyrimisht në më shumë korrektësi.
“Çdo sektor tashmë do kalojë në sitë. Mendoj se ajo që përfitojnë më së shumti qytetarët në këtë rast është fakti që tashmë Shqipëria do të jetë nën një monitorim, ekspertët e Brukselit që përgjigjen për verifikim e plotësimit të këtyre kritereve do të monitorojnë autoritetet shqiptare në mënyrë rigoroze dhe për këtë arsye shqiptarë besoj që do të fitojnë një qeverisje më transparente, më të përgjegjshme për shkak të këtij monitorimi dhe shpresoj që kjo të çojë në përmirësimin e të gjitha standardeve”, tha Kikia.
Ndalur te përfitimi ekonomik, opinionisti Kikia sqaroi se paratë që jepen nga BE nuk ushqejnë buxhetin e qeverisë, por do të financojnë projekte konkrete.
“Në kuadër të negociatave do të ketë edhe paketa financiare. Paratë do t’i jepen qeverisë dhe qeveria do t’i çojë ku do të ketë nevojë. Paratë që jepen nga BE jepen përmes projekteve, nuk ushqen buxhetin e qeverisë, por do të financojë projekte konkrete dhe implementimi i fondeve do të bëhet vetëm në bazë të aftësive që do të ketë qeveria për të projektuar një projekt të mirë”, theksoi ai.
/rtsh.al/