Celsi: Lampardi nuk leviz
Dush i ftohte per Interin dhe shpresat zikalter per te arritur te mesfushori Frenk Lampard: Celsi nuk ka aspak ndermend te negocioje per leshimin e lojtarit te Kombetares angleze. Ne nje komunikate te dale kete mengjes, klubi londinez ka konfirmuar se ka marre nje kerkese nga ana e Interit, per te diskutuar rreth te ardhmes se Frenk Lampardit, por duke pergenjeshtruar se ka pasur nje oferte ekonomike zyrtare nga ana e italianeve. "Celsi, lexohet ne sajtin e skuadres londineze, ka informuar Interin se nuk ka ndermend te hyje ne tratativa qe kane te bejne me transferimin e mesfushorit Frenk Lampard". Nje komunikate, qe duket se nuk u le shume shpresa drejtuesve te klubit zikalter qe, sipas medieve angleze, te dielen kishin menduar dhe nje shifer per nje oferte zyrtare prej 9 milione eurosh. Sikur te mos mjaftonte kjo per shpresat zikalter, edhe Felipe Skolari eshte deklaruar i bindur se Frenk Lampard nuk do ta braktise Celsin. Gjate konferences se tij te pare per shtyp, si menaxheri i bluve, ish-trajneri i Portugalise, ka treguar se ka pasur nje takim prej 15 minutash me Lampardin, i cili i ka shprehur deshiren e tij per te qendruar ne "Stamford Bridge", per te cilin eshte nje simbol me 369 ndeshjet e luajtura dhe 100 golat e shenuar me fanellen e Celsit. Megjithate, Interit i duhet patjeter te binde Celsin per te leshuar lojtarin, pasi ky i fundit kerkohet me force nga trajneri i kampioneve te Italise, Zhoze Murinjos, i cili ka nje raport fantastik me Lampardin, qe kur drejtonte londinezet.