Kosova asnjehere nuk rihap tema te negocimit te statusit
Nje delegacion i Asamblese Evropiane per Siguri dhe Mbrojtje takoi dje Presidentin Sejdiu dhe Kryeparlamentarin Krasniqi. "Kosova asnjehere nuk do te hape tema te negocimit te statusit", deklaroi Sejdiu ne takimin me delegacionin e kryesuar nga Jean-Pierre Masseret, kryetar i Asamblese se BE-se. "Kosova eshte e pavarur dhe sovrane, e njohur nderkombetarisht, pranon ecjen e saj ne bashkepunim me te gjithe fqinjet, edhe me Serbine, por asnjehere nuk do te hape tema te negocimit te statusit", theksoi Sejdiu. Pas takimit ai tha se ishte biseduar per zhvillimet ne Kosove dhe per mbeshtetjen qe i eshte dhene Kosoves nga vendet e Bashkimit Evropian.