Samiti i G8-es, nen alarm per globin
Deri ne vitin 2010, duhet te sigurohen cdo vit mbi 60 miliarde dollare amerikane per te pergjysmuar varferine ne bote, nje nder objektivat qe ka percaktuar OKB-ja per kete milenium. Ne Tojako te Japonise, vazhdoi dje punimet takimi i nivelit te larte te grupit te vendeve te industrializuara G-8. Ai ka ne fokus problemet me emergjente te globit si: kriza e ushqimeve, mbrojtja e klimes dhe cmimi i larte i naftes. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon ne nje konference shtypi ne Tojako deklaroi: "Sot qe kemi dale para jush bota po perballet me tri kriza njekohesisht: kriza e ushqimit, kriza e klimes dhe ajo e zhvillimit. Keto kriza jane te lidhura ngushte me njera-tjetren dhe eshte e nevojshme qe atyre t´u kushtohet vemendje e vecante".
Duke u ndalur ne pasojat e ndryshimit te klimes ne Afrike Ban Ki Moon nenvizoi: "Ne duhet te gjejme zgjidhje per parandalimin e ndryshimit te klimes si nje mase per te garantuar te ardhmen. Pasojat e ndryshimit te klimes me qarte se kudo i shohim tani ne Afrike, ku thatesira dhe luhatjet e medha te motit jane duke u bere pengese per realizimin e objektivave te mileniumit, per luftimin e varferise. Ndaj ketyre zhvillimeve ne duhet te veprojme tani".
Duke u ndalur ne ceshtjen e mprehte te klimes, Ban Ki Moon tha se ne kete drejtim eshte e rendesishme qe te pergjysmohet kuota e emetimit te dioksidit te karbonit ne atmosfere deri ne vitin 2050. Por ai shtoi se njekohesisht duhet qe te punohet edhe ne programe me afate te mesme. "Perparimet ne kete drejtim te mbeshtetura prej udheheqesve te vendeve te G-8-es do te sherbejne si nje sinjal shpresedhenes per hartimin e nje projekt-konvente te OKB-se per klimen", konkludoi sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara.