E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çelsi, Tuhel për Kante: Është special, bën diferencën

“Kanté ka cilësi të jashtëzakonshme që mund të ndihmojnë të gjitha ekipet në botë”. Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Aston Villas, menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel dha informacione të reja mbi gjendjen e francezit, i cili ka vuajtur një dëmtim në gju.

“Ai më bindi që ta shtoja në skuadër. Do të donte të luante disa minuta në vend që të pushonte plotësisht. Kështu që ne e pranuam këtë kërkesë. Duke kontrolluar statistikat e tij për javët e fundit, morëm dritën jeshile për ta lënë të luante 20 -25 minuta. E kam uruar shumë herë. Sigurisht që ka ndryshim sepse ai është një lojtar shumë, shumë, shumë i veçantë. E kam thënë 100 herë dhe mund ta them edhe 100 herë të tjera”, shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›