E Enjte, 5 Nëntor 2026

Broja merr penallti, Sauthempton mund Uest Hem

Armando Broja edhe njëherë ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Sauthempton. Në sfidën e sotme, atë kundër Uest Hem në transfertë, të fituar me rezultatin 3-2, sulmuesi kuqezi la shenjën e tij duke fituar një 11-metërsh, të kthyer në gol më pas nga shoku i tij i skuadrës, Ward-Prowse. Një paraqitje mbresëlënëse e Brojës në këtë ndeshje, duke qenë një rrezik konstant për kundërshtarin me shpërthimet e tij.

U desh shumë punë për lojtarët e Uest Hem për të neutralizuar shtatlartin shqiptar: mbulim i dyfishtë, por që la edhe pasoja, një penallti dhe tre kartona të verdhë, për Rice, Dawson(në momentin kur u akordua dhe penalltia) dhe Bowen. Ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shpërthimet e tij. Broja u zëvendësua në minutën e 81-të nga Adams, ndërkohë që tifozët e Sauthempton nuk i kursyen duartrokitjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›