E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çelsi, përfundon epoka Abramoviç: Boehly blen blutë për 5 miliardë

Një grup i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit Mlb të Los Angeles Dodgers, po përgatitet të marrë përsipër Chelsean si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë 4.25 miliardë paund (e barabartë me 5.2 miliardë dollarë dhe rreth 4, 9 miliardë euro). Për të zyrtarizuar ofertën ka menduar klub londinez i cili për këtë arsye arkivon përfundimisht epokën e Abramovich. “Shitja – shpjegon një shënim – do të finalizohet në fund të majit në pritje të të gjitha autorizimeve të nevojshme”.

Konsorciumi mbështetet nga Clearlake Capital. Sipas Financial Times, “blerja më e madhe e një klubi futbolli në histori kërkon ende bekimin e Premier League dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, por drita jeshile do të ishte një formalitet sepse konsorciumi Boehly ishte miratuar paraprakisht”.

Shuma prej 4.25 miliardë paund përfshin koston e blerjes së Chelsea dhe një angazhim për të investuar në klubin e Londrës Perëndimore, megjithëse ndarja e saktë nuk mund të përcaktohet. Për të mbrojtur financat e Chelseat, marrëveshja përfshin kufizime në tarifat e menaxhimit, pagesat e dividentëve dhe borxhin.

Marrëveshja e arritur vjen pasi oligarku rus Roman Abramovich u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe u detyrua të nxirrte klubin në shitje kur Moska pushtoi Ukrainën. Qeveria britanike e ka vendosur atë në listën e sanksioneve për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›