Rindërtimi në lagjen e re në Marikaj të Vorës, Kryeministri Rama publikon foto: Do të strehohen 102 famijle

Vijojnë ndërtimet e banesave për familjet që humbën ato nga tërmeti i dy viteve më parë. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foto të pallateve në lagjen e re në Marikaj të Vorës, e cila po merr formë dita-ditës me ndërtimin e 7 pallateve të reja në të cilën do të strehohen 102 famijle.
“Dhe me lagjen e re në Marikaj, të Vorës, e cila po merr formë dita-ditës me ndërtimin e 7 pallateve të reja, për t’ju rikthyer buzëqeshjen plot 102 familjeve që humbën banesat nga tërmeti i dy viteve më parë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/