E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çelsi shmangu shkeljen e rregullave financiare duke i shitur vetes ekipin e tyre të femrave

Çelsi ka bërë publike detaje mbi buxhetin e klubit ku ka lajmëruar një fitim neto prej rreth 130 milionë stërlinash.

Kjo shifër është përfituar pasi shoqëria i shiti një kompanie të presidentit të Çelsit ekipin e femrave.

Në një njoftim zyrtar skuadra e Çelsit ka bërë me dije se i ka shitur ekipin e vajzave shoqërisë “Blueco”, e cila vetëm tre vite më parë ndihmoi Tod Boehlin dhe “Clearlake Capital’s” në operacionin kur zotëroi ekipin e Stamford Bridge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›