E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk ka grip shpendësh në Shkodër, shërbimi veterinar garanton se të gjitha fermat janë të pastra

Asnjë prej stabilimenteve që rrit dhe tregton produkte dhe nënprodukte të shpendëve nuk është prekur nga influenca aviare në Qarkun Shkodër. Konfirmimi vjen nga përgjegjësi i shërbimit veteriner, Mark Preçi.

Referuar ndalimit të tregtimit rreth 2 javë më parë të një sasie vezësh nga ana e AKU, Preçi tregon se kjo nuk ishte nga prekja e influencës aviare.

Kontrollet, veçanërisht në ferma që furnizojnë tregun me mish apo vezë, janë thuajse të përditshme. Po ashtu janë marrë edhe kampionë të cilët pas analizës kanë rezultuar negative.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›