E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi, tani Dzeko ne shenjester

Celsi i Karlo Ancelotit, duke pare se nuk eshte arritur nje marreveshje konkrete mes Milanit dhe Dzekos ka vepruar menjehere dhe eshte futur ne merkato, per te pasur ne sherbim sulmuesin e talentuar. Nje prej lojtareve me te mire te bundesliges dhe kampion i Gjermanise me Volsburgun. Edvin Dzeko eshte kthyer ne nje prej lojtareve me te kerkuar nga disa ekipe me pretendime ne "Champions". Sipas "Daily Mirror", ish-trajneri kuqezi ka pasur kontaktet e para me klubin e Londres. Celsi dhe vecanerisht Anceloti kerkon qe te bleje kartonin e Dzekos, duke afruar nje cmimi me te larte ne merkaton e radhes. Blute jane gati te forcohen ne merkaton e veres dhe kane nje portofol financiar per te shpenzuar ne afrimin e elementeve te nevojshem, ne merkato.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›