E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari i 4-t Plus në treg brenda muajit shtator

TIRANE- Celulari i 4-t me prefiks 066 do të jetë në treg për klientët brenda muajit shtator. Drejtuesit e kompanisë bëjnë të ditur se lidhja me sinjal brenda rrjetit është siguruar, ndërkohë që po testohet lidhja teknike e interkonjeksionit me operatorët e tjerë.

Drejtuesit e kompanisë Plus shpjegojnë se shtyrja e afatit u kërkua për shtrirjen e rrjetit. Kompania e celularit të 4-t plus do të jetë tërësisht shqiptare. Drejtuesit e saj bëjnë të ditur se do të instalohet teknologjia më e mirë. Të gjitha të ardhurat do të ri investohen në Shqipëri, ndërkohë që deri tani janë hapur rreth 600 vende pune.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›