E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulë antiamerikane në Shqipëri?

Intervista e dhënë dje për Ilva Taren nga ana e ambasadorit amerikan në Tiranë, ka bërë bujë për një sërë deklaratash. Më e bujshmja ishte ajo se nëTiraneekziston një celulë antiamerikane.

Në vende si Shqipëria njerëzit janë gati 96 për qind proamerikanë, 4 % mund të mos jenë dakord, por kjo është tjetër gjë, ndërsa ne po flasim për një gjë krejt tjetër. Më lejoni të përmend një komentues tjetër, Artur Zheji, dhe e di se disa nga shikuesit tuaj do thonë, oh Artur Zheji. Ai është dhe një opionionshkrues, shkrimet e të cilit unë i lexoj. Në prill ai ka shkruar një artikull dhe që quhej Antiamerikanizmi i porositur. Dhe ai ka shpjeguar një fenomen që për mua është shumë i qartë dhe që ne e kemi parë në atë periudhë, që ka qenë një antiamerikanizëm i organizuar, i drejtuar dhe ka pasur një celulë, ka pasur drejtues, ka pasur mbështetje biznesi, ka pasur gjithashtu dhe makineri. Pra, ka qenë një aktivitet i organizuar që ka pasur në plan të mund të marrë një kah politik. Por gjithashtu në një shoqëri demokratike, unë e pranoj këtë. Por unë mendoj që kjo gjë nuk drejton siç duhet, nëse shkon kështu. Megjithatë flasim për njerëzit në Amerikë dhe ata thonë që çfarë lidhje ka kjo me këtë? Ky është një aktivitet i drejtuar, i orientuar, nuk është diçka organike. Është diçka për të cilën paguhet, është diçka që është e skicuar e hartuar në këtë formë. Ka një plan dhe të gjitha veprimet që ndërmerren për ta realizuar. Kështu që mendoj se është e rëndësishme për ta dalluar, për ta kuptuar për atë që është. Ne e dimë se çpo ngjet këtu.

E dini dhe se kush e organizon?

Mendoj që po.

Mund ta bëni publik?

Jo. Mendoj që të gjithë teleshikuesit e dinë, madje njerëzit që e bëjnë këtë e dinë.

Po i paralajmëroni?

Mendoj se ata e dinë.

Kjo ka qenë deklarata e Arvizusë. A mund të ekzistojë me të vërtetë një celulë antiamerikane në Tiranë? Edhe mundet. Por, nëse ambasadori amerikan i referohet vetëm një shkrimi të Artur Zhejit, atëherë është jo shumë e besueshme. Kjo, duke qenë se bëhet fjalë për ngjarjet pas 21 janarit dhe Zheji ka qenë një nga njerëzit që ka justifikuar vrasjen e katër demonstruesve nga ana e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›