E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama- Wahlund: Suedia mbështet integrimin e vendit

Sot pasdite, kreu socialist Edi Rama u takua me ambasadorin suedez zotin, Lars Wahlund. Në takim u diskutua mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Kryetari Rama e njohu ambasadorin me kursin e ri politik të ndjekur nga Partia Socialiste dhe i parashtroi atij propozimet që ka bërë PS-ja, për reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore, si dy prej reformave kryesore në procesin e kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Ambasadori përgëzoi kryetarin e PS-së, për kursin e ri politik, duke e konsideruar atë si ushtrim përgjegjësie në funksion të interesave kombëtare. Ambasadori i Suedisë, në këtë takim siguroi kreun socialist, se Suedia do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen përmes programeve të bashkëpunimit, integrimin europian të Shqipërisë në BE.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›