Çen, kampion olimpik në patinazh

Nathan Chen ka marrë mealjen e artë në patinazhin artistik, duke fituar për herë të parë titullin kampion olimpik. Ai arriti të kryejë 5 herë rrotullimin e katërfishtë duke marrë edhe brohorimat e publikut. Një titull ky që ishte i vetmi që i kishte shpëtuar tre herë kampionit të botës Chen, por më në fund ai ka fituar medaljen e artë në Pekin 2022 me një rezultat të përgjithshëm prej 332.60 pikë. Duke lënë pas dy ptinatorët japonezë Kagiyama dhe Shoma, të cilët plotësuan podiumin.
“Kam ëndërruar gjithmonë të marr pjesë dhe ta fitoj Olimpiadën. Eshtë e mahnitshme ajo që kam bërë deri më tani”. Hanyu që po ndiqte medaljen e artë, të tretën olimpike, ka përfunduar në vendin e katërt. AI u rrëzua dy herë, në përpjekje për të bërë rrotullimin e katërfishtë, gjatë ekzektimit të numrit të tij, duke bërë që të humbasë shumë pikë. “Sinqerisht, duket sikur gjithçka ka shkuar keq këtë herë, por unë bëra më të mirën time”, tha patinatori 27-vjeçar japonez, i cili mbërriti në Pekin vetëm të dielën.
Medalja e Chen është e dyta për SHBA, pas asaj të marrë në Big Air nga Lindsey Jacobellis në Pekin të mërkurën. Tani vjen edhe medalja e tretë. Eshtë 21-vjeçarja Chloe Kim, në halfpipe, që pas tre mansheve ka shënëuar 94,00 pikë duke i dhënë asaj një epërsi të padiskutueshme. Ajo është entuziazmuar shumë pas fitores. Kim ka mbrojtur kështu titullin olimpik në snoëboard, kur medaljen e parë të artë e ka fituar në Pyeongchang 2018, kur ishte vetëm 17-vjeç.
Ajo mori një pushim dy-vjeçar nga konkurrenca pas suksesit të saj olimpik, për të përballuar presionet e famës. “Mezi arrija ta përballoja presionin, madje arrita deri atje sa ta hidhja medaljen në koshin e plehrave. Mu desh të mbyllesha në shtëpi për gati dy vite. Ajo që ju duhet të kuptoni është se ky nuk është një sport i lehtë,” u tha ajo gazetarëve të enjten. “E gjitha ka të bëjë me të qenit i zgjuar me të, duke i dhënë përparësi shëndetit tim dhe thjesht duke e bërë atë hap pas hapi”.
Skiatorja norvegjeze Therese Johaug fitoi titullin e saj të dytë olimpik në Lojërat e Pekinit në garën e skive 10 kilometra. Pesë ditë pas demonstrimit të tij në skiathlon 7,5 km në stilin klasik dhe 7,5 km në stilin e lirë, asaj iu desh të luftonte deri në metrat e fundit për të siguruar fitoren edhe në garën e 10 km. Me bashkatdhetarët e saj, Johaug do të jetë favoritja e madhe në stafetën e femrave (4×5 km) të shtunën.