Cencusi Haxhinasto Minoriteti nuk ka rritje artificiale

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto garanton se regjistrimi i popullsisë në tetor nuk do të ndikojë në rritjen artificiale të minoriteteve në Shqipëri. Deklarata e Haxhinastos është bërë gjatë një takimi me anëtarë të Komitetit Këshillimor të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve. Zviceriania Barbara Wilson thekson se qytetarët duhet të deklarojnë të vërtetën në formularin e regjistrimit të popullsisë. Ajo shton se do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten dhe do të takohet me të gjithë eksponentët e përfaqësive minoritare në Shqipëri.
"Ky është një census që do të bëhet për efekte statistikore. E rëndësishme është që komunitetet minoritare të kenë mundësi të shprehen lirshëm. Ne kemi dëgjuar për censusin dhe njerëzit aty do të kenë mundësi për të deklaruar etninë e tyre. Kjo është një zgjedhje e lire dhe nëse njerëzit duan ta deklarojnë origjinën e tyre, ata duhet ta bëjnë atë korrektësisht ashtu sic ndihen", u shoreh Barbara Wilson,anëtare e delegacionit të KiE për minoritetet.
"Ligji për cencusin është bërë në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare dhe sigurisht janë të gjithë mekanizmat për të bërë të mundur që të evitohej cdo lloj manipulimi, cdo lloj keqraportimi. Pra, hapësira për manipulim është thuajse zero", tha Edmond Haxhinasto, zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm.
Grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës do të përgatisin opinionin lidhur me nivelin e respektimit të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Ky opinion do të jetë materiali bazë mbi të cilin do të punohet për hartimin e rezolutës për Shqipërinë që do të adaptohet nga Komiteti i Ministrave të këshillit të Europës.
Erjon Ajazi