E Shtunë, 31 Tetor 2026

France Shirak ulet ne banken e te akuzuarve

Franca ul në bankën e të akuzuarve ish presidentin Zhak Shirak. Gjykimi i tij lidhur me akuzat për korrupsion megjithatë vështirësohet edhe nga fati se Shirak vuan nga agnosia, një formë e alcaimerit e për rrjedhojë ka humbje të pjesëshme të kujtesës. Në sallën e gjyqit ai përfaqësohet nga avokatët e tij.

Shirak, i cili ishte president nga viti 1995 deri më 2007-ën,  përballet  me akuzat për keqpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të besimit në lidhje  me vende të punës, të cilat thuhet se janë krijuar artificialisht për të financuar partinë konservatore të Shirak-ut në kohën kur ai ishte kryetar i komunës së Parisit. Shirak, i cili gëzonte imunitet nga ndjekja penale në kohën kur ishte president, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Nëse shpallet fajtor dënimi maksimal është 10 vjet burg  dhe  gjobë prej 150 mijë eurosh. Një raport mjekësor dërguar gjykatësit të cështjes, hartuar me kërkesë të familjes së Shirak– rekomandon që për shkak të gjendjes së tij shëndetsore ai të mos jetë prezent në sallën e gjyqit e  deklaron gjithashtu se ish presidenti  nuk është në gjendje të besueshme për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të kaluarën. Sot 78-vjecar Zhak Shirak  është i pari ish-kre i shtetit francez që përballet me akuza penale që nga viti kur Marshall Philippe Petain - kreu i regjimit kolaboracionist gjatë luftës - u dënua për tradhëti pas Luftës së Dytë Botërore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›