Çengeli e Çollaku, të tretët në Korzov

Dorjan Çollaku dhe Muhamet Çengeli ishin më të mirët e atletikës shqiptare në ditën e dytë të Lojërave Olimpike Europiane dhe të Kampionatin Europian Ekipor. Çengeli zuri vendin e tretë në kërcimin së gjati me 7.56 metra, kurse Çollaku po vendin e tretë me 57.89 metra në hedhje çekiçi.
Melisa Sina do të zinte vendin e gjashtë në 100 metra me pengesa me 15”09, kurse të njëjtin pozicion do të kishte edhe Shqipëria në 4×100 metra për femra me kohën 48”22. Pozicioni i shtatë në renditjen e përgjithshme do të ishte për Milen Cacon në 110 metra me pengesa me kohën 15”48, si dhe për Uibi Ahmetin në 400 metra me pengesa me kohën 1’05”28. Relaksa Dauti do të renditej e teta në 800 metra me kohën 2’15”21, kurse Joana Goli do të zinte vendin e dhjetë në kërcimin trehapësh me 10.95 metra.
Po kështu Admir Dizdari me 38.79 metra ishte i dymbëdhjeti në hedhjen e diskut. Në të vetmer gara që Shqipëria nuk u paraqit ishte 4×100 metra për meshkuj dhe 1500 metra po për meshkuj, kjo me Bledar Mesin. Dita e tretë dhe e fundit, ndërsa do të jetë përsëri në garë Luiza Gega, pritet të ketë surpriza për kuqezinjtë në Europianin Ekipor të Atletikës, Divizioni i tretë.