E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia bastis selinë e “Paris 2024”

Policia ka kryer të martën një kotroll të befasishëm në selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike “Paris 2024. Kur ka mbetur pak më shumë se një vit deri në nisjen e Olimpiadës verore. Arsyeja e bastisjes në ambientet e godinës së vendosur në Saint-Denis është për korrupsion, konkretisht “dyshimeve për parregullsi në kontratat publike”.

L’Equipe raportoi se janë kryer dy kontrolle njëkohësisht, një në selinë e Komitetit Organizativ të Paris 2024 dhe një në Solideo, kompania përgjegjëse për ndërtimin e objekteve sportive të Olimpiadës. Zyra Qendrore për Luftën kundër Korrupsionit dhe Financa Tatimore, si dhe Brigada Financiare e Policisë Gjyqësore të Parisit po kryejnë kontrollet në këto objekte.

Mësohet se ata po veprojnë pas dy hetimeve paraprake të hapura nga Prokuroria Kombëtare Financiare. Të dy raportet kishin vënë në dukje “rreziqet e shkeljes së ndershmërisë” dhe “konfliktit të interesit”. Organizatorët e Paris 2024, po bashkëpunojnë me hetuesit për të lehtësuar punën e tyre. Ndërkohë që IOC, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk ka asnjë koment për këtë ngjarje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›