E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeno: Shqipëria pa doktrinë të qartë të politikës së jashtme, ndikimi kryesor mbetet SHBA

Enri Çeno, sekretar i marrëdhënieve me jashtë, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se vendi ynë ndikohet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u shpreh se politika e jashtme shqiptare duhet të ketë një doktrinë të mirëfilltë, të ketë ideologji dhe filozofi.

“Shqipëria nuk ka pasur një doktrinë të mirëfilltë. Këtu ndryshon qeveria dhe ndryshon interesi ndërkombëtar. Politika e jashtme shqiptare duhet të ketë një doktrinë të mirëfilltë, të ketë ideologji dhe filozofi në vetvete. A do jemi me SHBA apo me Amerikën? Ka nevojë të ketë një doktrinë. Unë shpresoj që nga brezi i ri i politikanëve kjo edhe mund të udhëhiqet.

Ne ndikohemi vetëm nga SHBA. Është krijuar një frymë sikur ka keqkuptim mes SHBA dhe qeverisë Rama”, tha Çeno.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›