E Martë, 3 Nëntor 2026

“Cens 2023” përmbyllet para afatit në qarkun e Kukësit

“Cens 2023” ka përfunduar para afatit në qarkun Kukës. Lajmi është bërë me dije për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” nga gazetarja Besjana Gërmizi.

Edhe pse censi në qarkun e Kukësit nisi i fundit për shkak të zgjedhjeve, sërish ka arritur që procesi për regjistrimin e banesave të përmbyllet para datës 15 nëntor, afat shtesë ky i vendosur nga qeveria.

Gjatë procesit nuk u shënua asnjë problematikë. Regjistrimi i popullsisë e banesave u bë derë më derë.

Për procesin e CENS-it u angazhuan 101 anketues të trajnuar përkatësisht 56 në Kukës, 15 në Has e 30 në Tropojë, së bashku me 19 kontroll dhe katër supervizorë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›