Rama: Tirana mikpret Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës

Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, do të mikpresë më 22 dhe 23 Nëntor shqiptarët nga mbarë bota në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës.
Lajmin e dha në rrjetet sociale kryeministri shqiptar Edi Rama.
Duke kujtuar se kjo ngjarje tashmë është kthyer në traditë, zoti Rama u shpreh se ky do të jetë një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare.
“Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit” u shpreh kryeministri Rama.
/ rtsh.al /