E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censurohet Nora Istrefi

Kënga e re e Nora Istrefit “Dy shokë” është duke u lëshuar nëpër televizionet e Kosovës vetëm pas orës 22:00 të natës.

Kënga, në të cilën ka edhe skena shumë të “nxehta”, nuk është pritur mirë nga redaktorët e muzikës brenda televizioneve kosovare, kështu që ata kanë vendosur që ajo të lëshohet vetëm pas orës 22:00.

Burime pranë televizioneve kanë thënë se kënga ka pasur raste kur është lëshuar në mëngjes, por më vonë ajo është censuruar.

Spoti i këngës "Dy shokë"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›