E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandelli, pasardhës i Lippit ?

Cesare Prandelli duket se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Marcello Lippin në drejtim të Kombëtares italiane, kanë njoftuar mediat italiane të enjten.

Trajneri i Fiorentinas besohet se ka kontaktuar me presidentin e Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abate, rreth mundësisë së drejtimit të Azzurrëve pas Kampionatit botëror 2010.

FIGC pritet të emërojë selektorin e ri më 8 qershor, kur ekipi kampion i botës niset për në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›