E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi INSTAT publikon rezultatet paraprake

INSTAT publikon të dhënat paraprake të procesit të censusit që u realizua në vjeshtën e këtij viti. Rezulton që popullsia e Shqipërisë për vitin 2011 të jetë 2.851.741 banorë duke shënuar një rënie prej 7.7 përqind krahasuar me vitin 2001.

Sipas të dhënave rreth 53 përqind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 43 përqind në zonat rurale të Shqipërisë.

Përsa i përket numrit të banesave INSTAT njofton se janë regjistruar 1.075.881 të tilla në mbarë vendin.Ndërkohë INSTAT sqaron se përpunimi i të dhënave vijon për të dhënë më vonë edhe rezultatet përfundimtare.

Pak ditë më parë partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e konsideroi pozitiv dhe të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket shpalljen e antikushtetutshmërisë së termit kombësi në ligjin e gjendjes civile. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido, theksoi se në bazë të këtij vendimi, Shqipëria u atashohet vendeve perëndimore, ku koncepti i kombësisë nuk është më i lidhur me konceptin e etnisë, por me atë të shtetësisë.

Në këtë kuadër, Bido kërkoi që të zbatoheshin amendamentet e PDIU-së nga INSTAT-i për transparencën e të dhënave të qytetarëve. “PDIU-ja i bën thirrje INSTAT-it që të zbatojë amendamentet e PDIU-së, që e detyron të verifikojë dhe ballafaqojë të dhënat e grumbulluara gjatë censusit, sipas detyrimit të saj në bazë të ligjit për censusin”, deklaroi sekretari i PDIU-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›